Aktualitet

Dje doli nga shtrati/ Sot bie niveli i prurjeve në lumin Vjosa

Ditën e djeshme lumi doli nga shtrati duke krijuar problematika të theksuara dhe vështirësi për qarkullimin e banorëve të zonës

9 Janar 2026, 08:06 Nga D.S

Dje doli nga shtrati/ Sot bie niveli i prurjeve në lumin Vjosa

VLORË- Niveli i ujit në lumin Vjosa ka filluar të bie këtë mëngjes pas një situate të vështirë të krijuar dje.

Ditën e djeshme lumi doli nga shtrati duke krijuar problematika të theksuara dhe vështirësi për qarkullimin e banorëve të zonës.

Mësohet se, me uljen e sasisë së reshjeve ka rënë edhe niveli i prurjeve në lumë, edhe pse dëmet në zonat përreth Vjosës vijojnë të jenë të mëdha./Dosja.al 

lumi vjosa permbytje reshjet e dendura te shiut

Sondazh

Poll