Aktualitet

Niveli i lumit Vjosë arrin në 8.6 metra/ Mersini: Janë evakuuar 13 familje, pritet një ulje e sasisë së ujit

Gjatë një prononcimi për mediat, kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, deklaroi se në orët në vijim pritet një ulje e sasisë së ujit, duke qenë se pjesa e jugut që sjell këto prurje është stabilizuar. 

7 Janar 2026, 20:20 Nga E.d
Niveli i lumit Vjosë arrin në 8.6 metra/ Mersini: Janë
Foto ilustruse

VLORA- Rreshjet intensive të shiut kanë bërë të mundur që niveli i ujit në lumin Vjosë të shkojë deri në 8.6 metra. Në kudër të kësaj situatë të rrezikshme, janë evakuuar 13 familje.

Gjatë një prononcimi për mediat, kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, deklaroi se në orët në vijim pritet një ulje e sasisë së ujit, duke qenë se pjesa e jugut që sjell këto prurje është stabilizuar. 

Mersini tha se 6 familje janë në një zonë rrisku, të cilat në rast se do të kalohet kjo pikë prej 8.6 metrash, do të evakuohen. 

“Situata aktualisht është në pikë kritike sepse prurjet janë në nivelin 8.6 metra. Në orët në vazhdim presim një ulje të sasisë së ujit, duke qenë se pjesa e jugut që sjell këto prurje është stabilizuar dhe kjo do të pasqyrohet në harkun kohor të 12 orëve. Në një zonë risku kemi 6 familje që, në rast se do të kalohet kjo pikë prej 8.6 metrash, do të evakuohen. Deri më tani janë 13 familje që kanë qenë të gatshme të largohen nga zona e rrezikuar”, u shpreh kryebashkiakja.

Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, tha se të gjitha strukturat e policisë janë të gjitha në gatishmëri. Ai tha se janë në dispozicion të gjitha mjetet me kalueshmëri të lartë, në rast emergjence.

“Strukturat e policisë janë të gjitha në gatishmëri. Kemi vënë në dispozicion të gjitha mjetet me kalueshmëri të lartë dhe, në rast nevoje për evakuim, policia dhe emergjencat civile do të ndërhyjnë kudo të jetë nevoja”, deklaroi Çela./Dosja.al

 elidon Çela vlora brunilda mersini

Sondazh

Poll