Aktualitet

Moti i keq në Fier/ Nisin punimet në argjinaturën e Çervenit, në terren edhe kryebashkiaku Subashi

Ata janë duke monitoruar situatën, e cila është krijuar si pasojë e motit të keq, që ka përfshirë vendin ditën e fundit.

7 Janar 2026, 19:59 Nga E.d
Moti i keq në Fier/ Nisin punimet në argjinaturën e
Foto ilustruse

FIER-  Moti i keq dhe rreshjet intensive të shiut kanë prishur argjinaturën e  Çervenit. Emergjencat Civile të Bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi kanë shkuar në vendngjarje. Ata janë duke monitoruar situatën, e cila është krijuar si pasojë e motit të keq, që ka përfshirë vendin ditën e fundit.

Në rregullimin e argjinaturës janë përfshirë dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë. Ata  janë duke punuar për riparimin e disa segmenteve, të cilat janë rrezikuar nga dalja e lumit Vjosë. Reshjet të cilat vijojnë të bien me intensitet të lartë, po vështirësojnë punën./Dosja.al

fier argjinaturë armando subashi

Sondazh

Poll