Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur mes dimrit

Lidhur me ngjarjen ka folur edhe kryefamiljari, Behar Musta, i cili rrëfen për median se si shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit, ku jetojnë 11 familjarë, u përpi nga flakët.

6 Janar 2026, 21:01 Nga E.d
Përfshihet nga flakët një banesë në Klos,
Foto ilustruse

KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos. Një shtëpi, në të cilin jetonin 11 familjarë është shkrumbëruar nga flakët. Si pasojë e zjarrit të rënë, është përfshirë nga flakët kati i dytë dhe një pjesë e katit të parë. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe kryefamiljari, Behar Musta, i cili rrëfen për median se si shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit, ku jetojnë 11 familjarë, u përpi nga flakët.

“Nuk ishim në shtëpi. Kur erdhëm, flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Fati im që ishte ditë shiu dhe më ndihmoi pak. Komplet kati i dytë dhe gjysma e katit të parë komplet e shkrumbuar. Njerëzit kanë qenë në kat të parë kur ka marrë flakë kati i dytë. Rastësia e një fëmije jashta: “babi babi ka marrë flakë shtëpia”. Shteti dhe zjarrfikësja erdhën në sekonda, gjithë njerëzit na kanë ndihmuar. Në mes të dimrit, janar është, ftohtë. 11 vetë jemi, 11 frymë”, rrëfeu kryefamiljari./Dosja.al

klos 11 familjarë zjarr

Sondazh

Poll