Aktualitet

Moti i keq 'paralizon' Gjirokastrën/ Kryebashkiaku bën thirrje: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Golemi u shpreh strukturat lokale e qëndrore të emergjencave janë në terren dhe në ndjekje të situatës, për të bërë gjithçka që duhet.

6 Janar 2026, 19:47 Nga E.d
Moti i keq 'paralizon' Gjirokastrën/ Kryebashkiaku bën
Foto ilustruse

GJIROKASTRA- Qyteti i Gjirokastrës po përballet  me rreshje shiu intensive dhe mot të përkeqësuar. Përmes nje postimi në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku i qytetit Flamur Golemi ka bërë thirrje të shmangen lëvizjet e panevojshme nga qytetarët.

Golemi u shpreh strukturat lokale e qëndrore të emergjencave janë në terren dhe në ndjekje të situatës, për të bërë gjithçka që duhet. Në rast emergjence qytetarët duhet të telefonojnë në  numrin 112.

“Strukturat lokale e qëndrore të emergjencave janë në terren dhe ndjekje të situatës për të bërë gjithçka duhet dhe kemi në dorë për të mos pasur pasoja, mbi të gjitha në njerëz e pastaj me radhë dëme të tjera materiale.”, shkruan Flamur Golemi./Dosja.al

gjirokastra mot i keq flamur golemi

Sondazh

Poll