Aktualitet

Moti i keq në Kukës/ Ura në fshatin Orgjost rrezikon shembjen, zona mbetet pa energji elektrike

Konkretisht në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të dy lagjeve te fshatit rrezikon të dëmtohet për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit.

6 Janar 2026, 16:59 Nga E.d
Moti i keq në Kukës/ Ura në fshatin Orgjost rrezikon shembjen,
Foto ilustruse

KUKËKS - Qyteti i Kukësit është përfshirë nga moti i keq. Reshjet intensive dhe moti i keq kanë përkeqësuar situatën, në shumë fshatra të tij. Konkretisht në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të dy lagjeve te fshatit rrezikon të dëmtohet për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit.

Sipas banorëve të fshatit prurjet e lumit kanë gërryer bazamentet e betonit në hyrje dhe dalje të urës, e cila është e tipit ushtarak. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e emergjencave civile në nivel lokal dhe qendror. Përveç kësaj, fshati Orgjost ka mbetur pa energji elektrike. Ajo është ndërprerë rreth 30 minuta më parë./Dosja.al

Sondazh

Poll