Aktualitet

Aksident në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy persona, njëri transportohet drejt “Traumës”

Drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks rrugor, kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

6 Janar 2026, 16:58 Nga E.d
Aksident në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy persona, njëri
Foto ilustruse

BULQIZA- Një aksident ka ndodhur në aksin Bulqizë – Maqellarë, në vendin e quajtur “Kthesa e Krajkë”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. 

Drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks rrugor, kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidenit./Dosja.al

aksident spital rruga e arbrit

Sondazh

Poll