Politike

Berisha: Të gjitha partitë opozitare do ftohen në tryezë! Duhet një front të gjerë kundër narko-regjimit

Në një deklaratë për shtyp, ai tha se, duhet të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare 'narko-regjimit' të Edi Ramës.

6 Janar 2026, 13:07 Nga D.S
Berisha: Të gjitha partitë opozitare do ftohen në tryezë!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar. Në një deklaratë për shtyp, ai tha se, duhet të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare 'narko-regjimit' të Edi Ramës. Berisha u bëri thirrje të gjithë forcave politike opozitare për tu bashkuar në idenë e tij.

"Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen.Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës.
Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha.", tha Berisha. /Dosja.al 

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll