Politike

Berisha: Ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, do zbarkojnë Deltat tona

Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ky është viti ku populli opzitar do të triumfojë.

5 Janar 2026, 19:45 Nga E.d
Berisha: Ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk pret që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, pasi do të zbarkojë Deltat e saj. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ky është viti ku populli opzitar do të triumfojë. Ai tha se shqiptarët do përmbysin diktaturën e shëmtuar dhe të urryer, që u instalua mbi ta dhe përsëri do jenë një popull i lirë. 

Miq, a e kuptoni pra pse thoshte ky dje në artikull mos kujtoni se jam Maduro. Jo, jo, je Ramaduro. Natyrisht do t’i them këtu se ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë Deltat tona. Ja ku i kemi Deltat që do zbarkojnë në Surrel. Ja ku i ke Deltat. Këta Delta që i ke këtu para, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Atje do i kesh. Po, por një gjë, njëlloj si Maduron, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh bashkë me Lindat, Lubitë dhe të gjithë suitën tënde.

Për këtë e siguroj. Pra, ky është një vit i madh për ne. Ky është viti në të cilin do triumfojmë. Populli opozitar do triumfojë. Shqiptarët me dinjitet do përmbysin diktaturën e shëmtuar, të urryer që u instalua mbi ta dhe përsëri do jenë një popull i lirë. Me energjitë e tyre do ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Edhe njëherë u uroj gëzuar Vitin e Ri. U garantoj se beteja jonë ndalet vetëm me fitoren e opozitës." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha surrel edi rama

Sondazh

Poll