Politike

Konferenca e Donatorëve, zëdhënësja e KE: Ja programi, Von der Leyen dhe Rama do flasin për mediat

14 Shkurt 2020, 16:11 Nga DOSJA
Konferenca e Donatorëve, zëdhënësja e KE: Ja programi, Von

BRUKSEL- Komisioni Evropian ditën e hënë do të organizojë Konferencën e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KE, Dana Spinant, u shpreh se Konferenca do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Po ashtu mësohet se në fund të konferencës do ketë një deklaratë për mediat nga Edi Rama dhe Presidenja e KE.

Në orën 14:15 Presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Edi Rama do të nënshkruajnë programin për mbështetjen e Shqipërisë lidhur me rindërtimin me një vlerë prej 15 milionë euro. Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në 14:30. Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarčič do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp“, tha zëdhënësia.

Konferenca e Donatoroëve do të mbahet në Bruksel në datën 17 shkuart, ku do marrin pjesë vendet e BE dhe SHBA e Kanadaja. Qeveria shqiptare ka zhvilluar pak ditë më parë një konference ku ka bërë me dije dhe dëmet e tërmetit dhe ka publikuar një botim me të gjitha detajet e dëmeve të tërmetit. Fatura e dëmve të tërmetit ishte gati 1 miliardë Euro. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e donatoreve ursula von der leyen edi rama konferenca e donatoreve ursula von der leyen

Sondazh

Poll