Sport

'The Athletic' zbulon prapaskenat që fshihet pas shkarkimit të Enzo Marescas

Uebsajti anglez pretendon se arsyeja kryesore për shkarkimin e trajnerit të Chelseat nuk janë rezultatet dhe as ngarkesa e punës e supozuar në skuadër.

3 Janar 2026, 11:44 Nga DOSJA

'The Athletic' zbulon prapaskenat që fshihet pas shkarkimit

ANGLI - Enzo Maresca (45) u shkarkua në ditën e parë të vitit 2026. Rezultatet e dobëta në fushë i dhanë fund projektit të trajnerit italian.

Ai mbërriti në Stamford Bridge në verën e vitit 2024 për të zëvendësuar Mauricio Pochettinon, por nuk arriti të ringjallte një ekip që dëshironte lavditë e së kaluarës. Calum McFarlane është aktualisht në krye të Bluve në mënyrë të përkohshme, ndërsa kërkohet një trajner i përhershëm. 

Maresca është akuzuar për ngarkesë të tepërt pune mbi lojtarët e tij. Kjo është arsyeja që disa kanë dhënë për shkarkimin e tij.

Megjithatë, sipas një raporti nga faqja e internetit angleze 'The Athletic', burime pranë vetë Marescas thonë se shkarkimi i trajnerit nuk ishte kryesisht për shkak të ngarkesës së punës, por më tepër sepse atij iu tha të përdorte lojtarë të caktuar për të ndihmuar në ruajtjen e vlerës së tyre në treg gjë që ai nuk  pranoi.

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll