Sport

Trajneri Pep Guardiola, kritikon tepër ashpër Chelsean për shkarkimin e Enzo Marescas…

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për largimin nga Chelsea të ish-ndihmësit të tij Enzo Marescas.

3 Janar 2026, 09:00 Nga DOSJA
Trajneri Pep Guardiola, kritikon tepër ashpër Chelsean për
Enzo Maresca dhe Pep Guardiola e njohin mirë njëri-tjetrin

ANGLI - Pep Guardiola e paralajmëroi Chelsean se ata kanë humbur një 'trajner të jashtëzakonshëm', pasi Enzo Maresca u largua nga klubi përpara ndeshjes së tyre me Manchester Cityn.

Ish-ndihmës i Cityt dhe trajneri i akademisë nuk do të jetë më në stolin e ekipit mysafir në Etihad këtë fundjavë pas një fundi të çrregullt dhe të papritur në Stamford Bridge.

Guardiola zakonisht refuzon të diskutojë largimet nga detyra të trajnerëve, por në këtë rast foli për cilësitë e ish-kolegut të tij.

"E tëra që mund të them është se nga pikëpamja ime, Chelsea ka humbur një trajner dhe një person të jashtëzakonshëm. Është një vendim nga hierarkia e Chelseat, kështu që nuk kam asgjë për të thënë.

Sa me fat jam në klubin ku jam. Klubi im është i jashtëzakonshëm."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll