Sport

Befasuese... Venus Williams arrin "rekord" jetëgjatësie, ftohet në Australian Open!

Amerikania mori një ‘wild card’ në moshën 45 vjeç, duke u bërë gruaja më e vjetër në moshë, që merr pjesë në turneun hapës të Grand Slam sezonit tenistik.

3 Janar 2026, 09:42 Nga DOSJA

Befasuese... Venus Williams arrin "rekord" jetëgjatësie,

AUSTRALI - Njëzet e dy vjet pas finales së saj të parë në Melbourne, Venus Williams kthehet në Australian Open dhe vendos një rekord.

Amerikania mori një ‘wild card’ në moshën 45 vjeç, duke u bërë gruaja më e vjetër në moshë që merr pjesë në turneun hapës të Grand Slam sezonit. Ajo do të jetë në shortin kryesor në Melbourne për herë të parë që nga viti 2021.

"Jam i emocionuar që jam kthyer në Australi dhe mezi pres të luaj në turne gjatë verës australiane", tha Williams. "Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme atje dhe jam mirënjohëse për mundësinë për t'u kthyer në një vend që ka pasur kaq shumë rëndësi për mua", shtoi amerikania, e cila arriti dy herë në finalen e Melburnit, në vitin 2003 dhe 2017.

Me këtë pjesëmarrje, motra më e madhe Williams thyen rekordin e japonezes Kimiko Date, e cila ishte 44 vjeç kur humbi në raundin e parë në vitin 2015. Për t'u përgatitur për Slam që fillon më 18 janar, Venus do të luajë në turneun e Auckland në Zelandën e Re, nga 5 deri më 11 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll