Sport

Historike! Një arbitër katalanas për derbin…

Gjyqtari nga Barcelona, García Verdura do të drejtojë ndeshjen e nesërme mes Espanyolit dhe Barcelonës; Juan Luis Pulido Santana do të jetë në krye të VAR.

2 Janar 2026, 13:41 Nga DOSJA

Historike! Një arbitër katalanas për derbin…

SPANJE - Lajmi i raportuar më 23 dhjetor është konfirmuar: nesër, të shtunën, derbi i Barcelonës midis Espanyol dhe Barcelonës do të arbitrohet nga një gjyqtar katalanas, Víctor García Verdura, i cili ka lindur në Barcelonë.

Ky është një hap i rëndësishëm nga CTA (Komiteti Teknik i Gjyqtarëve) në politikën e tij për t'u larguar nga kufizimet rajonale, dhe vjen në një kohë kur gjyqtari 31-vjeçar nga Mataró, në Barcelonë, ​​​​ka pasur një sezon të shkëlqyer.

Në fakt, ai ka arbitruar ndeshjen Alavés kundër Real Madrid në stadiumin Mendizorroza fundjavën e kaluar. Gjyqtari do të ndihmohet në dhomën e VAR nga Juan Luis Pulido Santana nga Ishujt Kanarie.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll