Sport

Zbulohet se trajneri italian Enzo Maresca kishte zhvilluar bisedime me Man.Cityn para shkarkimit të bujshëm nga Chelsea…

Chelsea dhe Enzo Maresca janë ndarë në Ditën e Vitit të Ri, vetëm disa ditë para se klubi londinez të udhëtojë drejt Manchester Cityt në Premier League.

2 Janar 2026, 11:23 Nga DOSJA
Zbulohet se trajneri italian Enzo Maresca kishte zhvilluar bisedime me Man.Cityn
Enzo Maresca përshëndet Pep Guardiolën përpara se Chelsea të përballej me Manchester Cityn janarin e kaluar

ANGLI - Mësohet se Enzo Maresca ka zhvilluar bisedime me Manchester Cityn, ndërsa ishte ende trajner i Chelseat, në lidhje me mundësinë e zëvendësimit të Pep Guardiolës kur ai të largohet nga stadiumi Etihad.

Sipas football.london, Maresca e informoi Chelsean, siç ishte i detyruar me kontratë, se kishte folur me Citizen. Ky lajm u prit me mosmiratim nga hierarkia e Chelseat, e cila besonte se ishte një shpërqendrim i panevojshëm gjatë sezonit.

Maresca u pyet për këto raportime në një konferencë për shtyp në dhjetor, por i hodhi poshtë si thjesht spekulime. Ai tha: "Nuk më prek fare sepse e di që është 100% spekulim.

Dhe në këtë moment, nuk ka kohë për këto lloj gjërash. Para së gjithash, sepse kam një kontratë këtu ndoshta deri në vitin 2029. Fokusi im, e kam thënë shumë herë, është vetëm për këtë klub dhe jam shumë krenar që jam këtu”.

"Po e përsëris, janë spekulime. Një javë më parë (u fol për mua) në Itali, e njëjta gjë me Juventusin. Kështu që nuk i kushtoj vëmendje sepse e di që kjo nuk është e vërtetë." 

Pep Guardiola gjithashtu iu përgjigj këtyre raportimeve po atë ditë dhe këmbënguli se nuk kishte plane për t'u larguar nga City në fund të sezonit.

Guardiola ka një kontratë që do të skadojë deri në fund të sezonit 2026/27 dhe, duke qenë se i ka respektuar këto marrëveshje gjatë gjithë karrierës së tij si trajner, do të ishte e pamundur që ai të largohej në mes të kontratës.

Megjithatë, kjo situatë pritet të rigjallërohet tani që Maresca dhe Chelsea janë ndarë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll