Politike

Kim takon ministrin Çuçi, vlerëson rritjen e eksporteve me SHBA: Me rëndësi tregtia e vazhdueshme mes dy vendeve

14 Shkurt 2020, 16:00 Nga DOSJA
Kim takon ministrin Çuçi, vlerëson rritjen e eksporteve me

TIRANË– Ambasadorja e ShBA -së Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi. Me anë të një njoftimi në Twitter, Kim ka bërë me dije detaje nga takimi me ministrin shqiptar, të cilin e ka përgëzuar për rritjen e eksporteve në SHBA me 26 përqind.

Gjithashtu sipas saj, ambasadorja nënvizoi rëndësinë e tregtisë së vazhdueshme midis SHBA dhe Shqipërisë dhe nxitjen e më shumë mundësive të biznesit mes dy vendeve.

Ambasadorja Kim përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA me 26 përqind, gjatë takimit të saj sot me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi. Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e tregtisë së vazhdueshme midis SHBA & Shqipërisë & nxitjen e më shumë mundësive për të dyja vendet,”-thuhet në postim.

Prej disa ditësh ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në vend. Kim i ka shkuar në zyrë dhe ka takuar figura të politikës dhe institucioneve shqiptare si Ramën, Metën, Bashën, Kryemadhin apo edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çelën dhe ministrat e kabintetit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi yuri kim yuri kim në tirane bledi çuçi yuri kim yuri kim në tirane

Sondazh

Poll