Bota

“Më mirë të kontrollohen nga dikush më i ri”/ Michelle Obama rrëfen pse nuk i ndjek vajzat në rrjetet sociale, këshil

14 Shkurt 2020, 16:30 Nga DOSJA
“Më mirë të kontrollohen nga dikush më i ri”/

SHBA– Ish-zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka folur për filtrat e saj të jetës, të kaluarën në Shtëpinë e Bardhë, angazhimet humanitare me burrin e saj dhe punën me gjeneratën e ardhshme.

Gjatë intervistës, ajo shpjegoi pse zgjodhi të mos i ndjekë vajzat e saj në rrjetet sociale. Malia dhe Sasha Obama u larguan nga shtëpia dhe u transferuan në kolegj. Malia aktualisht po ndjek Universitetin e Harvardit, ndërsa Sasha së fundmi ishte regjistruar në Universitetin e Miçiganit.

Dhe në vend që të kontrollonte çdo hap të vajzave të saj në mediet sociale tani që ata janë larg shtëpisë, Michelle është mbështetur tek familja dhe miqtë në moshën e vajzave të saj, të cilave ajo ka kërkuar  ‘fshehurazi’ t’i kenë në mbikqyrje.

“Është më mirë të kontrollohen nga dikush që është më i ri se unë”, tha ajo duke qeshur.

Michelle Obama ka vendosur të ndajë me publikun një nga këshillat që u jep më shpesh vajzave, që qëndron në arsyet e vendimit për të mos ndjekur ato në mënyrë aktive në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë i inkurajon ata që të jetojnë jetën e tyre në pavarësi të plotë dhe të mos ndikohen nga ajo që mendojnë të tjerët për ta, përfshirë atë të babait, Barack Obama.

Burimi: BAZAAR

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota malia obama michelle obama sasha obama malia obama michelle obama sasha obama

Sondazh

Poll