Bota

Si në filma, hajdutët vjedhin ‘Mercedesin’ për 60 sekonda (VIDEO)

14 Shkurt 2020, 16:10 Nga DOSJA
Si në filma, hajdutët vjedhin ‘Mercedesin’ për 60

ANGLI– Kamerat e sigurisë kanë kapur një grup hajdutësh duke vjedhur makinën luksoze Mercedes GLC, vlera e së cilës shkon në 40 mijë paund. Për të kryer grabitjen hajdutëve iu duhen jo më shumë se 60 sekonda.

Në momentin e grabitjes ata, nuk ishin të vetëdijshëm që kamera e vendosur para një prone private në Dudle të Anglisë, po i filmonte gjatë procesit të vjedhjes së shpejtë.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga pronari i makinës, ku shfaqen tre grabitësit në pronën e tij. Ata kishin përdorur një pajisje speciale që thith sinjalet nga çelësi i mjetit që ishte brenda shtëpisë, me kodin se së cilës hapën dhe e ndezën makinën luksoze.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angli hajdute vjedhin mercedezin angli hajdute vjedhin mercedezin

Sondazh

Poll