Aktualitet

U gjet i djegur, Policia sqaron ngjarjen në Elbasan: 66-vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Luigj Gurakuqi', ku personi i djegur është identifikuar si një 66-vjeçar me iniciale E.A.

30 Dhjetor 2025, 20:54 Nga I.A
U gjet i djegur, Policia sqaron ngjarjen në Elbasan: 66-vjeçari ra
Policia

ELBASAN- Ngjarja e rëndë e raportuar sot në Elbasan, ku një person është gjetur i djegur, është zbardhur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Luigj Gurakuqi', ku personi i djegur është identifikuar si një 66-vjeçar me iniciale E.A. Ai dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka humbur jetën. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan / Informacion paraprak Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

elbasan

Sondazh

Poll