Insights

VIDEO-LAJM/ Damir Fazliç krah Ramës në Washington, ç’kërkon ‘miku’ i ngushtë i Sali Berishës me kryeministrin socia

6 Shkurt 2020, 10:28 Nga DOSJA
VIDEO-LAJM/ Damir Fazliç krah Ramës në Washington,

SHBA- Një personazh interesant shfaqet në takimin që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Damir Fazliç, biznesmeni i akuzuar nga opozita socialiste në kohën e qeverisë Berisha, është një dëgjues i vëmendshëm i kryeministrit shqiptar në Washington. I akuzuar për pastrim parash, Fazliç, bëjnë me dije burime për Dosja.al ka arritur të shtrijë rrënjët e tij brenda qeverisë shqiptare, ku jo më larg se dy muaj më parë, një projekt i biznesmenit serbo-boshnjak është diskutuar në një nga mbledhjet e qeverisë Rama. Projekti në fjalë është refuzuar kategorikisht nga ministrja e Energjisë dhe Transporteve, Belinda Balluku dhe projekti nuk ka kaluar për miratim.

Biznesmeni serbo-boshnjak është bërë shumë herë pjesë e mediave shqiptare. Ai është akuzuar për pastrim parash dhe për përfitimin e padrejtë të një fondi rreth 2 milionë euro. Përmes një shoqërie të themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliç, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, biznesmeni u akuzua t’i ketë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive.

Emri i Fazliç është denoncuar shpesh nga opozita socialiste në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë. Ai është përfolur edhe mik i ngushtë i Sali Berishës. Edhe një vit më parë, Fazliç e konsideroi Lulzim Bashën si politikanin më budalla në Ballkan.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck damir fazlic edi rama edi rama në shba damir fazlic edi rama edi rama në shba

Sondazh

Poll

Insights 3 Shkurt 2020, 18:12

Ju lutem z. Kurti, është radha e juaj

Për të mbërritur në pozitën më të lartë në vend, atë të Kryeministrit të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, e ka bërë komplet rrugën.Në asnjë...

Insights 1 Shkurt 2020, 21:08

Lulzim Basha ka nevojë të jetë i vërtetë

TIRANË- Lulzim Basha ka nevojë për një gjë bazike në imazhin e tij publik. Ka nevojë për diçka që i mungon më shumë se çdo udhëheqësi tjetër ...

Insights 1 Shkurt 2020, 21:04

Edi Rama, thjesht një lolo mbi piramidë

KANADA- Kur politika nuk ecën mirë dhe ka probleme qeverisjeje, regjisorët e propagandës merren me skalitjen e personazheve të dramës që servirin çdo dit...

Insights 1 Shkurt 2020, 10:00

Koment: Donald Trump fyen palestinezët

SHBA– Kanë kaluar disa dekada dhe konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve ka mbetur i pazgjidhur. As luftërat, atentatet rebelimet popullore, dhe as iniciativa...