Erion Veliaj harron Barack Obamën, zbulohet ku e vodhi idenë për VIDEO-n promovuese për Tiranën
6 Shkurt 2020, 15:58Nga DOSJA
TIRANË- “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, është kjo një shprehje që i shkon përshtat Erion Veliajt. Veliaj në të gjithë karrierën e tij vetëm mundohet të kopjojë politikanë të huaj dhe i shet në Shqipëri si risi.
Pak vite më parë në mandatin e tij të parë, Veliaj kishte si model për kopjim Barack Obamën. Çdo gjë që bëhej në Shtepinë e Bardhë, kopjohej nga Veliaj në Tiranë dhe “mburrej” me kopjen sikur të kishte ide origjinale.
VIDEO E KOPJUAR
Por me ikjen e Obamës dhe largimin e tij nga jeta publike, kreu i Bashkisë së Tiranës kërkoi gjatë për të pasur një model tjetër të cilin ta ndiqte këmba-këmbës. Këtë herë nuk kaloi oqeanin, por qëndroi në Evropë, pikërisht në Britaninë e Madhe.
Duke parë që homologu i tij, Sadiq Khan, ishte një kryetar ndryshe nga të tjerët, popullor me ide origjinale dhe shumë i përlqyer nga të rinjtë, Veliaj nuk lejoi që ky rast t’i ikte nga duart.
VIDEO ORIGJINALE
Pikërisht për video-n e 100-vjetorit të Tiranës, Lali Eri ka marrë copy paste video-n promovuese që Sadiq Khan ka bërë për Londrën. I vetmi ndryshim është fjala “Londër”, e cila është zëvendësuar me “Tiranë”. Nëse shihni të dyja video-t do kuptohet shumë qartë doza e kopjimit, por për Veliajn kjo është një ide origjinale dhe këto klipe janë risi për Shqipërinë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Një personazh interesant shfaqet në takimin që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Damir Fazliç...
KOSOVË-Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka mbledhur për herë të parë ditën e sotme kabinetin me të cilin ai do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardh...
Për të mbërritur në pozitën më të lartë në vend, atë të Kryeministrit të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, e ka bërë komplet rrugën.Në asnjë...
Akademia Rumune, një institut i mbështetur nga Qeveria për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës rumune doli së fundmi me një deklaratë ku i kërkonte Mo...
KANADA- Kur politika nuk ecën mirë dhe ka probleme qeverisjeje, regjisorët e propagandës merren me skalitjen e personazheve të dramës që servirin çdo dit...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot publikoi një foto me një pensioniste, me të cilën kishte bërë pazarin dhe shprehej se ajo mezi jetont...
TIRANË- Këtë vit po marrim 2 borxhe. 500 milionë Euro si Eurobond dhe 700 milionë Euro si kredi nga Banka Botërore. 1.2 miliardë Euro në një vit – Re...
Pas SPAK-ut na vjen dhe BKH-ja. Po lexoja një lajm që në plan të parë më dha një ndjenjë shprese, atë ndjenjë që gjithë shqiptarët sot e presin me ankth si shpr...
Para se të shihja “I love Tropoja,” bëra diçka të zgjuar: Shmanga trailerin, reklamat, intervistat e Ermal Mamaqit, përshtypjet e të tjerëve dhe gjithë m...