Pranë tërheqjes nga futbolli, simboli i sigurisë te Partizani, merr licensën e trajnerit…
TIRANE - Alban Hoxha nga kapiten dhe simboli i sigurisë së Partizanit të paktën në dekadën e fundit, aktualisht mbetet një ...
Vendi i tretë në garën e Slalomit Special i jep Lara Colturit 60 pikë të tjera për klasifikimin e Kupës së Botës. 19-vjecarja shkon në kuotën e 362 pikëve dhe ngjitet në vendin e 7-të të klasifikimit botëror

AUSTRI - Atë që nuk mundi dot të bëjë ditën e shtunë në Slalomin Gjigant në Semmering të Austrisë, Lara Colturi arrin ta bëjë këtë të dielë, teksa i shtoi një tjetër podium karrierës së saj në këtë sezon, këtë radhë në Slalomin Special.
Skiatorja kuqezi bëri një garë të shkëlqyer në këtë discipline, duke u renditur në vendin e tretë me kohën 1 minutë 49 sekonda e 32 të qintat. Më mirë se ajo bënë vetëm Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast që u pozicionuan në dy vendet e para.
Në zbritjen e parë, Lara Colturi ishte në kufijtë e perfektes teksa e mbylli këtë fraksion në vendin e dytë me kohën 54.79 sekonda, vetëm 9 të qindtat më shumë se Camille Rast duke lënë pas edhe mbretëreshën e këtij sporti, Mikaela Shiffrin.
Edhe në zbritjen e dytë Lara Colturi bëri një paraqitje shumë të mirë teksa shënoi kohën e 5 më të mirë me 54.60 sekonda për të siguruar vendin e tretë në këtë garë pas përfundimit të të dyja zbritjeve.

Vendi i tretë në garën e Slalomit Special në garën e Semmering i jep Lara Colturit 60 pikë të tjera për klasifikimin e Kupës së Botës. 19-vjecarja shkon në kuotën e 362 pikëve dhe ngjitet në vendin e 7-të të klasifikimit, ndërkohë që në krye vazhdon të jetë Mikaela Shiffrin me 698 pikë, e ndjekur nga Camille Rast me 503 pikë në vendin e dytë, ndërkohe që në vendin e tretë është Alice Robinson me 484 pikë.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Alban Hoxha nga kapiten dhe simboli i sigurisë së Partizanit të paktën në dekadën e fundit, aktualisht mbetet një ...
EMIRARET E BASHKUARA - Ndryshimi i rregullit të pozicionit jashtë loje, favorizimi i sulmuesve. Gianni Infantino përsëriti vizionin e...
ITALI - Sezoni 2025 i Milanit përfundoi me një fitore kyçe kundër Veronës, por jo pa disa shqetësime rreth dëmtimit ...
ARGJENTINE - Stadiumi "Estadio Mas Monumental" i River Plate po përgatitet për një transformim historik që do ta ...
ANGLI - Manchester City është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e Antoine Semenyo...
ANGLI - Liverpooli po përballet me një krizë mbrojtëse në një front specifik që po i dëmton sezonin:&nb...
ITALI - Klubi i Lazios njoftoi se Maurizio Sarri i është nënshtruar një operacioni në zemër. Operacioni, i ...
ANGLI - Chelsea ka nisur një hetim të brendshëm pas incidentit që ndodhi pas humbjes 2-1 në Premier League ndaj Aston&...
PORTUGALI - José Mourinho nuk zhgënjen kurrë. Trajneri portugez, në krye të Benficës, dha një tjetër episod kontrove...
ITALI - Së fundmi, kanë vërshuar lajme të bazuara në burime anonime se sulmuesi kuqezi, Christian Pulisic ishte shumë i lumtur p...