Dëmtimi i Leaos mbetet për t’u vlerësuar; ai nuk ka gjasa t’i bashkohet shpejt Milanit!
ITALI - Sezoni 2025 i Milanit përfundoi me një fitore kyçe kundër Veronës, por jo pa disa shqetësime rreth dëmtimit ...
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino foli rreth asaj se si mund të ndryshojë pozicioni jashtë loje në të ardhmen: "Po shqyrtojmë rregullat për ta bërë lojën më tërheqëse."

EMIRARET E BASHKUARA - Ndryshimi i rregullit të pozicionit jashtë loje, favorizimi i sulmuesve. Gianni Infantino përsëriti vizionin e FIFA-s në Samitin Botëror të Sportit në Dubai.
"Vite më parë, ne prezantuam VAR-in për ta bërë futbollin më të drejtë, për t'i dhënë gjyqtarit mundësinë të korrigjojë një gabim që miliona e miliona njerëz në shtëpi apo edhe në stadium mund ta kishin parë", shpjegoi presidenti i FIFA-s.
"Ne po e përmirësojmë vazhdimisht VAR-in me teknologji gjithnjë e më të përparuar për të ndihmuar gjyqtarët të marrin vendimin e duhur. Ne vazhdojmë të shqyrtojmë rregullat, duke pyetur veten se si mund ta bëjmë lojën më sulmuese, më tërheqëse."
Dhe këtu u rishfaq ideja e ndryshimit të rregullit të pozicionit jashtë loje, i shprehur më parë, por i vështirë për t’u ndryshuar nga IFAB.
"Po shqyrtojmë rregullin e pozicionit jashtë loje, i cili ka evoluar me kalimin e viteve, duke kërkuar që sulmuesi të pozicionohet në mënyrë të përsosur në një vijë me mbrojtësin: ndoshta në të ardhmen, ai do të duhet të jetë plotësisht përpara mbrojtësit për të qenë në një pozicion jashtë loje."
Ideja është që të shpallet pozicion jashtë loje vetëm kur sulmuesi është plotësisht përpara mbrojtësit. "Por ne gjithashtu po vlerësojmë masat për të shmangur humbjen e kohës", shtoi Infantino. "Është e rëndësishme që loja të rrjedhë siç duhet, kështu që ndërprerjet duhet të shkojnë në minimum."
B.T (Dosja.al)
ITALI - Sezoni 2025 i Milanit përfundoi me një fitore kyçe kundër Veronës, por jo pa disa shqetësime rreth dëmtimit ...
ARGJENTINE - Stadiumi "Estadio Mas Monumental" i River Plate po përgatitet për një transformim historik që do ta ...
ANGLI - Manchester City është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e Antoine Semenyo...
ANGLI - Liverpooli po përballet me një krizë mbrojtëse në një front specifik që po i dëmton sezonin:&nb...
ITALI - Klubi i Lazios njoftoi se Maurizio Sarri i është nënshtruar një operacioni në zemër. Operacioni, i ...
ANGLI - Chelsea ka nisur një hetim të brendshëm pas incidentit që ndodhi pas humbjes 2-1 në Premier League ndaj Aston&...
PORTUGALI - José Mourinho nuk zhgënjen kurrë. Trajneri portugez, në krye të Benficës, dha një tjetër episod kontrove...
ITALI - Së fundmi, kanë vërshuar lajme të bazuara në burime anonime se sulmuesi kuqezi, Christian Pulisic ishte shumë i lumtur p...
MAROK - Një moment tronditës ndodhi në minutën e 35-të të ndeshjes midis Guinesë Ekuatoriale dhe Sudanit në Kupën...
NIGERI - Boksieri i peshave të rënda Anthony Joshua u plagos në një aksident me makinë në Nigeri, ku të tjer...