Sport

Pranë tërheqjes nga futbolli, simboli i sigurisë te Partizani, merr licensën e trajnerit…

Gardiani i Partizanit, Alban Hoxha, para se të varë këpucët në gozhdë ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij pas futbollit

29 Dhjetor 2025, 19:32 Nga DOSJA

Pranë tërheqjes nga futbolli, simboli i sigurisë te Partizani,

TIRANE - Alban Hoxha nga kapiten dhe simboli i sigurisë së Partizanit të paktën në dekadën e fundit, aktualisht mbetet një alternativë e portës së “Demave të Kuq”. Në këtë sezon është aktivizuar vetëm 4 ndeshje nga 18 të zhvilluara në Abissnet Superiore.

Hoxha është lojtari më i vjetër që ka luajtur këtë sezon në Superiore. Për këtë edhe 38-vjeçari shfaqet drejt tërheqjes nga futbolli i luajtur, ndërsa po mendon të marrë një tjetër rrugëtim, atij të trajnerit.

Së fundmi ai është pajisur me licencën UEFA C që është edhe kategoria e parë që marrin trajnerët, për të konfirmuar aftësinë e trajnimit të fëmijëve me këtë liçencë.

Kursit UEFA C për zonën e Tiranës u mbyll pikërisht këtë të hënë, ku u diplomuan 27 kursantë mes tyre edhe 2 vajza.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Dhjetor 2025, 16:03

Pulisic mohon lidhjen me Sydney Sweeney...

ITALI - Së fundmi, kanë vërshuar lajme të bazuara në burime anonime se sulmuesi kuqezi, Christian Pulisic ishte shumë i lumtur p...