Sport

Panik në Kupën e Afrikës, portieri i Sudanit rrëzohet në tokë pa ndjenja ndaj Guinesë...

Monged Elneel po ecte në zonën e tij, por me që nuk ndihej mirë, ra me fytyrë përtokë pa ndjenja. Më pas portieri sudanez u rikuperua dhe vazhdoi ndeshjen normalisht.

29 Dhjetor 2025, 15:53 Nga DOSJA

Panik në Kupën e Afrikës, portieri i Sudanit rrëzohet

MAROK - Një moment tronditës ndodhi në minutën e 35-të të ndeshjes midis Guinesë Ekuatoriale dhe Sudanit në Kupën e Kombeve të Afrikës, kur portieri i Sudanit, Monged Elneel, u rrëzua në fushë pa ndjenja gjatë ndeshjes.

Për fat të mirë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të stafeve mjekësore të të dyja ekipeve, portieri sudanez u rikuperua dhe u ngrit në këmbë, pa asnjë shenjë për ndonjë gjë serioze.

Ju kujtojmë se ka pasur raste të futbollistëve që janë rrëzuar në fushë, më i dukshmi prej të cilëve është ai i Eriksen në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës për Euro 2020, i cili më pas konfirmoi probleme me zemrën, për të cilat është dashur ndërhyrje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll