Bota

Tragjedi në familje/ Motër e vëlla gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Greqi

Sipas mediave greke, ata janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç

29 Dhjetor 2025, 16:43 Nga D.S
Tragjedi në familje/ Motër e vëlla gjenden të vdekur në
Foto nga vendngjarja

GREQI: Një tragjedi ka ndodhur sot në një fshat të Krya Vrysi, Kalambaka në Greqi. Motër e vëlla u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. Sipas mediave greke, ata janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç. Siç raportohet nga mediat, besohet se vdekja e tyre është shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme, ndërsa  kanë rrethuar zonën. Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë./Dosja.al 

greqi tragjedi

Sondazh

Poll