Ish-Zonja e Parë e Koresë së Jugut akuzohet korrupsion me vlerë 200 mijë dollarë dhe ndërhyrje në punët e shtetit
Foto ilustruse KOREJA E JUGUT- Prokurorët akuzuan të martën ish-zonjën e parë të Koresë së Jugut Kim Geun-hee&...
Javët në vijim do të tregojnë nëse mund të arrihet një zgjidhje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, folën pozitivisht për bisedimet e zhvilluara në Florida. Trump tha se kishte pasur "progres të madh" dhe se ata ishin shumë më afër një marrëveshjeje ruso-ukrainase, por shtoi, se mbeteshin një ose dy çështje të vështira. Javët në vijim do të tregojnë nëse mund të arrihet një zgjidhje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti Zelensky, nga ana e tij, tha se pati një diskutim të shkëlqyer me Trump.
Asnjëra palë nuk dha detaje specifike, nëse ka progres në lidhje me lëshimet territoriale. Vlerësimet për gjendjen aktuale të bisedimeve gjithashtu ndryshonin në disa aspekte - për shembull, në lidhje me garancitë e sigurisë që synojnë të parandalojnë Rusinë nga një pushtim i ri i Ukrainës pas një armëpushimi të mundshëm. Zelensky deklaroi se kjo çështje ishte zgjidhur 100 për qind, ndërsa presidenti i SHBA-së tha se ishte zgjidhur 95 për qind.
Delegacionet nga Ukraina dhe SHBA-ja ishin takuar më parë në pronën private të Trumpit në Mar-a-Lago. Sipas presidentit amerikan, krerët e shteteve dhe qeverive evropiane iu bashkuan takimit në distancë. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, shkroi më pas në platformën X se ishte bërë përparim i mirë gjatë videokonferencës që zgjati afërsisht një orë. Evropa është e gatshme të vazhdojë të punojë me Ukrainën dhe partnerët e saj amerikanë për të konsoliduar këtë përparim. "Garancitë e palëkundura të sigurisë" që nga dita e parë janë thelbësore.
Trump: "Qëllime serioze për paqen" edhe tek Putini
Përfaqësuesit e Rusisë, e cila e filloi luftën pothuajse katër vjet më parë, nuk ishin të pranishëm në bisedimet dypalëshe; SHBA-të e shohin veten si ndërmjetës në konflikt. Megjithatë, Trump deklaroi pas takimit se Rusia do të ndihmonte në rindërtimin e Ukrainës. Ende nuk ka pasur asnjë deklaratë nga qeveria në Moskë pas takimeve. I dërguari i posaçëm rus, Kirill Dmitriev, shkroi në një reagim fillestar ndaj takimit në X: "E gjithë bota i njeh përpjekjet për paqe të Presidentit Trump dhe ekipit të tij."
Presidenti amerikan ishte shprehur para takimit, se ishte i bindur se mund të arrihej një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës. Presidenti rus Vladimir Putin, ashtu si Zelensky, ka qëllime "serioze" për paqen, tha Trump. Trump theksoi se Ukraina do të merrte garanci "të forta" sigurie në rast të një marrëveshjeje mbi një plan paqeje, në të cilin do të marrin pjesë edhe evropianët. Pas takimit në Florida, Zelensky tha, se ekipet negociuese nga të dy vendet do të takoheshin përsëri në javët e ardhshme për të finalizuar të gjitha çështjet e diskutuara. Presidenti ukrainas njoftoi se një takim me Trumpin, ukrainasit dhe evropianët mund të zhvillohet në Uashington në janar./DW
Foto ilustruse KOREJA E JUGUT- Prokurorët akuzuan të martën ish-zonjën e parë të Koresë së Jugut Kim Geun-hee&...
Foto ilustruse MEKSIKË - Një aksident i rëndë ka ndodhur në Meksikën jugore, nga i cili humbën jetën 13 person...
Foto ilustruse SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet sot me aleatin e tij kryesor, Presidentin e SHBA-së Do...
Foto ilustruese INDONEZI- Një zjarr ka rënë në një azil pleqsh në ishullin indonezian Kelibia, i cili ka vrarë...
Foto ilustruse GJERMANI- Gjermania po përballet me një mot ekstremish të ftohtë. Mediat e huaja theksojnë se edhe pse p&...
Foto ilustruse SHBA- Konferenca për shtyp në Mar-a-Lago nuk ishte një moment pajtimi, sigurisht jo një moment sulmi si ai i shkur...
Yuri Ushakov RUSI- Kremlini tha se presidenti rus dhe homologu i tij amerikan nuk e mbështesin presionin evropiano-ukrainas për një armë...
SHBA- Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi dy helikopterë u rrëzuan në jug t&eu...
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur për takimin e tij me Presid...
Dron POLONI- Polonia planifikon të vërë në funksionim një seri fortifikimesh kundër dronëve përgjatë kufi...