Bota

Sytë nga Rusia/ Polonia do të ndërtojë mur fortifikues kundër dronëve në lindje! Projekti me vlerë 2 miliardë euro 

Ministri tha gjithashtu se sistemet e reja të mbrojtjes ajrore do të integrohen në një linjë më të vjetër mbrojtjeje të ndërtuar një dekadë më parë.

28 Dhjetor 2025, 18:45 Nga D.S
Sytë nga Rusia/ Polonia do të ndërtojë mur fortifikues
Dron

POLONI- Polonia planifikon të vërë në funksionim një seri fortifikimesh kundër dronëve përgjatë kufirit të saj lindor brenda dy viteve, tha një zyrtar i lartë i ministrisë së mbrojtjes. “Ne presim të kemi aftësitë e para të sistemit brenda rreth gjashtë muajsh, ndoshta edhe më herët. Dhe sistemi i plotë do të zgjasë 24 muaj për t’u përfunduar ”, tha për mediat e huaja, zëvendësministri i Mbrojtjes Czeszary Tomczyk .

Ministri tha gjithashtu se sistemet e reja të mbrojtjes ajrore do të integrohen në një linjë më të vjetër mbrojtjeje të ndërtuar një dekadë më parë. Ai shpjegoi se kjo do të përfshijë shtresa të ndryshme mbrojtjeje, të tilla si armë, raketa dhe sisteme bllokimi. Sipas Tomczyk, projekti do të kushtojë më shumë se 2 miliardë euro dhe do të financohet kryesisht me fonde evropiane në kuadër të programit SAFE (Veprimi i Sigurisë për Evropën), si dhe disa kontribute nga buxheti i shtetit.

Kujtohet se më shumë se 10 dronë të dyshuar rusë pushtuan hapësirën ajrore polake në shtator, në një incident që çoi në mbylljen e aeroporteve, ngritjen e avionëve luftarakë dhe dëmtimin e ndërtesave në tokë ndërsa dronët u rrëzuan. Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski tha në atë kohë se sulmet, të cilat përfshinin dronë që nuk mbanin municion, ishin një përpjekje nga Rusia për ta testuar pa filluar një luftë.

Përveç murit kundër dronëve, Polonia po ndërton gjithashtu fortifikime përgjatë kufijve të saj tokësorë me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit . Ky është projekti “Mburoja Lindore”, që synon të pengojë një pushtim të ardhshëm rus. Polonia ka rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes në 4.7% të PBB-së, një nga më të lartat në Bashkimin Evropian, mes frikës së vazhdueshme për operacionet hibride të Rusisë dhe kërcënimeve të mundshme ushtarake ndaj vendit./Dosja.al

poloni rusi dronë

Sondazh

Poll