Art&Argëtim

Në prag të Shën Valentinit, njihuni me vajzën e mistershme, brunen yll që mori një trëndafil nga Capital T (VIDEO)

14 Shkurt 2020, 09:11 Nga DOSJA
Në prag të Shën Valentinit, njihuni me vajzën e mistershme,

TIRANË– Reperi Capital T bëri kuriozë të gjithë fansat e tij, pas postimit të një fotoje romantike përballë kullës Eiffel, krah një bruneje që pozonte me kurriz. Me një trëndafil në dorë, të gjithë menduan se më në fund Capital T, tregoi vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Mjaft i rezervuar për jetën personale, reperi nuk është shfaqur asnjëherë përkrah një vajze të dyshuar si e dashura e tij, por kësaj radhe të gjithë menduan se Capital T u dorëzua.

 

 

“JE T’AIME” ? Nesër – 14:02

A post shared by Capital T (@truekapo) on


Por, gjërat paskan qenë ndryshe. Capital T kishte paralajmëruar një këngë romantike, dhe me sa duket vajza në fjalë, është bukuroshja që do të jetë në xhirimet e klipit më të ri “J’TAIME” që pritet të publikohet sot në orën 2.

Capital T ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga klipi i tij i radhës, dhe bukuroshja brune që vuri në dyshim të gjithë fansat e tij, duket qartësisht në video. Tashmë e hoqëm kuriozitetin!

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz brunja krah capital t capital t j'taime brunja krah capital t capital t j'taime

Sondazh

Poll