Politike

Protestë në Vlorë për ujin/ Berisha publikon videon: Ju lumtë qytetarëve që ua zunë galanë në fyt hajdutëve

Disa dhjetëra qytetarë të Vlorës u përplasën me policinë duke u futur brenda ambjenteve të teatrit ‘Petro Marko’ ku bashkia po organizonte një mbrëmje gala, në një kohë që banorët ishin 3 ditë pa ujë.

28 Dhjetor 2025, 20:26 Nga I.A
Protestë në Vlorë për ujin/ Berisha publikon videon: Ju
Sali Berisha

VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Vlorës, të cilët kanë 3 ditë pa ujë në çezmat e tyre.

Ju lumtë qytetarëve të Vlorës që ua zunë galanë në fyt, hajdutëve që i kanë lënë banorët 3 ditë pa ujë dhe vetë zhgërryhen në festa e salltanete’, shkruan Berisha në Facebook.

Një protestë për mungesën e ujit po mbahet në Vlorë. Disa dhjetëra qytetarë të Vlorës u përplasën me policinë duke u futur brenda ambjenteve të teatrit ‘Petro Marko’ ku bashkia po organizonte një mbrëmje gala, në një kohë që banorët ishin 3 ditë pa ujë. Protestuesit kanë njoftuar se protesta do të vijojë ditën e nesërme në orën 10:00 përpara bashkisë./Dosja.al

sali berisha proteste ne vlore

Sondazh

Poll