Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrje më e lartë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, niveli i pjesëmarrjes është më i lartë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, kur deri në orën 19:00 kishin votuar 39% e qytetarëve të regjistruar.

28 Dhjetor 2025, 19:31 Nga D.S

Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrje më e lartë krahasuar

KOSOVË- Pas përfundimit të procesit, KQZ njoftoi se pjesëmarrja ishte 43.47%.  Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, niveli i pjesëmarrjes është më i lartë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, kur deri në orën 19:00 kishin votuar 39% e qytetarëve të regjistruar.

Kjo pjesëmarrje më e lartë krahasimisht me atë të zgjedhjeve të fundit, duket se tregon një interes më të madh të qytetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor dhe për të vendosur përbërjen e ardhshme të institucioneve të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme, vijnë pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, ku nuk u arrit dot një konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme./Dosja.al

zgjedhjet ne kosove kqz

Sondazh

Poll