Sport

Makina re e McLaren në Formula 1 për sezonin 2026 u shit në ankand për 9.5 milionë euro...

I nxjerrë në ankand në fillim të dhjetorit, edhe pse ende nuk ka garuar zyrtarisht, makina njëvendëshe McLaren për sezonin 2026 të Formula 1 u shit për 9.5 milionë euro.

27 Dhjetor 2025, 21:43 Nga DOSJA

Makina re e McLaren në Formula 1 për sezonin 2026 u shit në

ANGLI - Me rregulloret e reja që pritet të revolucionarizojnë Formula 1 në vitin 2026, të gjitha ekipet në pistën kanë punuar për disa muaj për një makinë të re.

Prandaj, këto makina do të jenë modele krejtësisht të reja. McLaren nxorri në ankand njërën prej tyre, MCL40A, në shitjen e RM Sotheby's më 5 dhjetor në Abu Dhabi.

Çmimi fillestar u vendos në 10 milionë dollarë (8.6 milionë euro) dhe makina u ble përfundimisht për 11.4 milionë dollarë (9.5 milionë euro), duke e bërë atë makinën e gjashtë më të shtrenjtë me një vend të shitur ndonjëherë në ankand.

Pronari me fat do të marrë gjithashtu akses ekskluziv në qendrën teknologjike të Wokingut, përvoja mikpritjeje në dy Grand Prix, përfshirë Monakon, si dhe në 24 Orë të Le Mansit dhe Indianapolis 500.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll