Bota

Presidenti iranian: SHBA-të, Izraeli dhe BE-ja po zhvillojnë një luftë të plotë kundër Iranit

"Sipas mendimit tim, ne jemi në një luftë totale kundër SHBA-së, Izraelit dhe Evropës, ata duan të shkatërrojnë vendin tonë", tha udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në faqen zyrtare të internetit.

27 Dhjetor 2025, 21:22 Nga D.S

 

Presidenti iranian: SHBA-të, Izraeli dhe BE-ja po zhvillojnë një
Presidenti iranian Masoud Pesekian

IRAN-  Presidenti iranian,  Masud Pesekian, tha sot në një intervistë të botuar , më shumë se gjashtë muaj pas sulmeve ajrore izraelite dhe amerikane në territorin iranian, se SHBA-të, Izraeli dhe BE-ja, po zhvillojnë një luftë të plotë kundër Iranit.  "Sipas mendimit tim, ne jemi në një luftë totale kundër SHBA-së, Izraelit dhe Evropës, ata duan të shkatërrojnë vendin tonë", tha udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në faqen zyrtare të internetit.

Në qershor të këtij viti, Izraeli dhe Irani u përfshinë në një luftë 12-ditore, e cila shpërtheu pasi Izraeli bombardoi objektiva në territorin iranian, kryesisht objekte bërthamore. Gjatë kësaj lufte, Shtetet e Bashkuara kryen gjithashtu sulme kundër objekteve në Iran. Në shenjë hakmarrjeje, Teherani lëshoi ​​dronë dhe raketa drejt Izraelit.

Mbi 1,000 njerëz të vdekur

Sipas autoriteteve iraniane, mbi 1,000 njerëz janë vrarë në Iran si pasojë e bombardimeve izraelite dhe amerikane. Lufta e qershorit i dha fund negociatave që kishin filluar në prill midis Uashingtonit dhe Teheranit lidhur me programin bërthamor të Iranit. Teherani akuzon gjithashtu Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë për nisjen e rivendosjes së sanksioneve të OKB-së kundër Republikës Islamike në fund të shtatorit për shkak të programit të saj bërthamor.

Çfarë tha Pezheskian?

"Kjo luftë është më e keqe se ajo që nisi Iraku kundër nesh. Nëse e shqyrtojmë më nga afër, është shumë më e ndërlikuar dhe e vështirë", tha Pezheskian, duke iu referuar Luftës shkatërruese Iran-Irak (1980-1988), e cila mori jetën e qindra mijëra njerëzve. Më 22 shtator 1980, Iraku, i udhëhequr nga Sadam Huseini dhe i mbështetur nga fuqitë perëndimore, sulmoi Iranin, i cili ishte dobësuar ushtarakisht pas Revolucionit Islamik të vitit 1979./Dosja.al 

 

 

iran lufta iran-izrael

Sondazh

Poll