Bota

"Kiev nuk po përshpejton hapat drejt paqes"! Ja çfarë thotë Putin pak orë para takimit Trump-Zelensky

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se Putin tha se vendi i tij e sheh që Kievi nuk po nxitohet për t’i dhënë fund luftës në mënyrë paqësore.

27 Dhjetor 2025, 21:05 Nga D.S
"Kiev nuk po përshpejton hapat drejt paqes"! Ja çfarë
Vladimir Putin

RUSI-  Presidenti rus Vladimir Putin, fajësoi Ukrainën se nuk po nxitohet për t’i dhënë fund luftës në mënyrë paqësore, në deklaratat e së shtunës, një ditë para takimit vendimtar të Volodymyr Zelensky me Donald Trump.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se Putin tha se vendi i tij e sheh që Kievi nuk po nxitohet për t’i dhënë fund luftës në mënyrë paqësore. Ai shtoi se nëse Ukraina nuk dëshiron ta zgjidhë luftën në mënyrë paqësore, Rusia do t'i arrijë të gjitha qëllimet e saj me forcë. Ai tha gjithashtu se Perëndimi i ofron Ukrainës kushte të favorshme në fushat e sigurisë, rindërtimit të vendit dhe marrëdhënieve me Rusinë, por Kievi nuk dëshiron një zgjidhje paqësore.

Ndërkohë, ai tha gjithashtu se vetë regjimi i Kievit e filloi luftën në vitin 2014 dhe Rusia po përpiqet vetëm ta përfundojë atë. Ai theksoi se gjithçka filloi me një grusht shteti në Kiev në vitin 2014. Rusia madje kërkoi në atë kohë t’u jepte të drejtën legjitime të vetëvendosjes banorëve të Ukrainës juglindore, të cilët nuk i njihnin rezultatet e grushtit të shtetit, por Moska nuk u dëgjua./Dosja.al 

rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll