Bota

VIDEO/ Tragjedia në ditën e Krishtlidjes! Trupat e alpinistëve nxirren dhe transportohen me helikopter

Ekipet e shpëtimit i ngarkuan katër trupat në helikopter njëri pas tjetrit. 

27 Dhjetor 2025, 17:50 Nga D.S
VIDEO/ Tragjedia në ditën e Krishtlidjes! Trupat e alpinistëve
Foto nga vendngjarja

GREQI- Në kushte shumë të vështira dhe në një lartësi që tejkalonte 2,000 metra, trupat e katër alpinistëve që humbën jetën ditën e Krishtlindjeve në Vardousia u nxorën sot, të shtunën. Helikopteri iu afrua një pllaje pa u ulur. Ekipet e shpëtimit i ngarkuan katër trupat në helikopter njëri pas tjetrit. 

Çfarë ndodhi në malet Vardousia në Fokida, Greqi?

Tragjedia më tronditëse në sportin e alpinizmit, viteve të fundit, katër persona që ndanin dashurinë për malet dhe natyrën humbën jetën në malet Vardousia, kur një ortek i shtypi në një vend të vështirë në Fokida. U shpallën të humbur të enjten dhe 2 ditë më vonë, ekipet e shpëtimit i gjetën të varrosur nën dëborë, shumë afër njëri-tjetrit, pothuajse të përqafuar, një imazh që kap sa papritur dhe menjëherë ndodhi tragjedia./Dosja.al 

Kliko për të parë VIDEON:

alpinizem greqi 4 alpinistet qe humbuen jeten ne greqi

Sondazh

Poll