Politike

Qeveria merr vendimin, Agim Bajko zgjidhet kreu i ri i Teatrit të Kukullave

14 Shkurt 2020, 10:33 Nga DOSJA
Qeveria merr vendimin, Agim Bajko zgjidhet kreu i ri i Teatrit të Kukullave

TIRANË- Aktori i njohur Agim Bajko do jetë drejtori i ri i Teatrit të Kukullave. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama.Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”, shtohet në vendim.

 

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KULTURЁS PЁR FЁMIJЁ DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE.Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Erion Isai, i cili është larguar nga kjo detyrë që në mesin e vitit 2019, pasi kandidoi dhe tashmë është kreu i Bashkisë Kolonjë. Po ashtu Teatri i Kukullave është drejtuar dhe nga Monika Lubonja, për një periudhë të shkurtër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agim bajko teatri i kukullave vendimet e qeverise agim bajko teatri i kukullave vendimet e qeverise

Sondazh

Poll