Bota

1/3 e Kievit pa ngrohje/ Rusia sulmon Ukrainën me 500 dronë dhe 40 raketa

Presidenti ukrainas i bëri këto komente para se të nisej për në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump për të diskutuar një plan që synon t'i japë fund luftës Rusi -Ukrainë.

27 Dhjetor 2025, 11:34 Nga E.d
1/3 e Kievit pa ngrohje/ Rusia sulmon Ukrainën me 500 dronë dhe 40
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës me gati 500 dronë dhe 40 raketa gjatë natës, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe civile, tha të martën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Nëse Rusia e kthen edhe periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në një kohë për shtëpi të shkatërruara dhe apartamente të djegura, centrale energjie të shkatërruara, atëherë këtij aktiviteti të sëmurë mund t'i përgjigjet vetëm me masa vërtet të forta", shkroi Zelensky në platformën X, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të ushtrojnë më shumë presion mbi Moskën. 

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti ukrainas i bëri këto komente para se të nisej për në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump për të diskutuar një plan që synon t'i japë fund luftës Rusi -Ukrainë. "Rusët nuk duan t’i japin fund luftës dhe kërkojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi për të shkaktuar vuajtje edhe më të mëdha në Ukrainë dhe për të rritur presionin ndaj të tjerëve në të gjithë botën," tha Zelensky, pas sulmit që goditi kryeqytetin ukrainas dhe rrethinat e tij, duke vrarë një person.

1/3 e Kievit pa ngrohje

Ndërkohë, siç deklaroi sot Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha, një e treta e Kievit ka mbetur pa ngrohje pas sulmit të madh të nisur nga Rusia gjatë natës. “Përgjigja e vetme e Rusisë ndaj përpjekjeve për paqe janë sulmet brutale duke përdorur mijëra dronë dhe raketa kundër Kievit dhe qyteteve e rajoneve të tjera”, shkroi Sibiha në X. Temperatura në kryeqytet sot është rreth zero gradë Celsius./Dosja.al

volodymyr zelensky 500 dronë rusia

Sondazh

Poll