Bota

Biden uron festat përmes një fotoje të veçantë: Stërnipi im Willie është një kujtesë për shpresën që kemi për të ardhmen

Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill e kishin prezantuar stërnipin e tyre të parë për publikun, duke publikuar fotot e para të të porsalindurit në mediat sociale, disa orë pas lindjes së tij në Kaliforni rreth një vit më parë.

27 Dhjetor 2025, 10:13 Nga E.d
Biden uron festat përmes një fotoje të veçantë:
Foto ilustruse

SHBA- Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dërgoi një mesazh optimizmi dhe uniteti me rastin e festave, duke iu referuar lindjes së stërnipit të tij, Willie. Kjo duke theksuar se takimi me të gjatë vitit të parë të jetës është një bekim dhe një kujtesë e vazhdueshme shprese për të ardhmen e vendit. 

Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill e kishin prezantuar stërnipin e tyre të parë për publikun, duke publikuar fotot e para të të porsalindurit në mediat sociale, disa orë pas lindjes së tij në Kaliforni rreth një vit më parë.

Imazhet dhe mesazhi i parë nga Jill Biden

Mediat e huaja shkruajnë se Jill Biden e prezantoi anëtarin e ri të familjes nëpërmjet një postimi në Instagram, duke postuar një foto të presidentit duke mbajtur stërnipin e tij në krahë, ndërsa ajo i rregullonte kapelen.

"Jemi krenarë të prezantojmë stërnipin tonë: William Brannon Neal, IV", shkroi ajo në mbishkrimin e postimit më 8 janar 2025.

Njoftimi i presidentit në mes të një krize

Joe Biden zbuloi lindjen e fëmijës më 8 janar 2025, gjatë një informimi për gazetarët mbi zjarret shkatërruese që po shkatërronin Los Angeles. "Lajmi i mirë është se sot u bëra stërgjysh", tha ai, duke vënë në dukje se foshnja lindi me peshë 4.7 kilogramë në Kaliforni. Pothuajse një vit më vonë, në një postim me një foto të stërnipit të tij, Biden shkroi:

"Me zemrat tona plot dritë dhe dashuri, Gëzuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Festat. Takimi me stërnipin tonë Willie, në vitin e tij të parë të jetës, ishte një bekim dhe një kujtesë për shpresën që do të kemi gjithmonë për të ardhmen. Dëshira jonë për ju dhe për vendin tonë është që të vazhdojmë të kërkojmë dashuri, mirësi dhe dhembshuri tek njëri-tjetri."/Dosja.al

joe biden jill biden stërnip

Sondazh

Poll