Bota

Maria Zakharov: Gati për të nënshkruar një pakt mossulmimi me NATO-n dhe BE-në

Deklarata vjen pasi Presidenti Vladimir Putin tha se u informua orët e fundit mbi progresin e bërë në negociatat në Miami nga kryenegociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev.

25 Dhjetor 2025, 22:36 Nga E. D
Maria Zakharov: Gati për të nënshkruar një pakt mossulmimi
Maria Zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, deklaroi se Rusia është gati të angazhohet për hartimin e një pakti të ndërsjellë mossulmimi me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Ajo gjithashtu u shpreh se Rusia është e gatshme t’i formalizojë këto angazhime me shkrim.

“Gatishmëria për të formalizuar ligjërisht mungesën e planeve agresive ndaj NATO-s dhe BE-së në një bazë reciproke është një vazhdim logjik i qasjes parimore të Rusisë”, tha Zakharova.

Deklarata vjen pasi Presidenti Vladimir Putin tha se u informua orët e fundit mbi progresin e bërë në negociatat në Miami nga kryenegociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev. Sot, si Putin ashtu edhe Zelensky i uruan Krishtlindje të Gëzuara Trump, të cilin presidenti ukrainas tha se do të donte ta takonte për të diskutuar për Donbasin./Dosja.al

maria zakharova

Sondazh

Poll