Bota

Tragjedi në Lihtenshtajn! Katër anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur

 Policia tha se trupi i një burri 41-vjeçar u gjet të mërkurën në anën zvicerane të bregut të lumit Rain, pranë Vaduz , kryeqytetit të Lihtenshtajnit.

25 Dhjetor 2025, 19:21 Nga E.d
Tragjedi në Lihtenshtajn! Katër anëtarë të së
Foto ilustruese

LIHTENSHTAJN- Katër persona janë gjetur të vdekur në Lihtenshtajn. Sipas policisë katër viktimat ishin të së njëjtës familje.  Autoritetet po hetojnë më shumë mbi këtë rast të dyshimtë. Policia tha se trupi i një burri 41-vjeçar u gjet të mërkurën në anën zvicerane të bregut të lumit Rain, pranë Vaduz , kryeqytetit të Lihtenshtajnit.

Mediat e huaja shkruajnë se u zbulua se ai ishte një punonjës i rangut të lartë i bashkisë së Triesen, në jug të Vaduz, i cili ishte pushuar nga puna disa ditë më parë për shkak të parregullsive në të dhënat kontabël. Policia më vonë gjeti një burrë 73-vjeçar dhe dy gra, të moshës 68 dhe 45 vjeç, të vdekur në një apartament në Vaduz.

Këta persona ishin prindërit dhe motra e punonjësit të bashkisë. Autoritetet do të vazhdojnë me një autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre./Dosja.al

lihtenshtajn katër viktima 41-vjeçar

Sondazh

Poll