25 Dhjetor 2025, 21:23
Nga E. D
Frank-Walter Steinmeier
Në mesazhin tradicional të Krishtlindjes, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u përqendrua te shpresa, komuniteti dhe përgjegjësia në kohë krizash globale. Ai tha se Krishtlindja është jo vetëm festë, por edhe simbol i shpresës, i një “drite që shkëlqen në errësirë". Sipas Steinmeier-it errësira mund të kuptohet si në planin personal – sëmundje, humbje, vetmi, frikë nga e ardhmja – por edhe në atë shoqëror, si luftërat dhe krizat ndërkombëtare. Pikërisht në këto kohë të errëta, tha ai, solidariteti dhe angazhimi qytetar janë burim shprese.
Duke u nisur nga sfidat me të cilat përballet kontinenti, ai bëri thirrje për solidaritet evropian: “Së bashku, të bëhemi sërish të vetëdijshëm për forcën dhe vlerat tona dhe të veprojmë në përputhje me to.”
Solidariteti nuk mbaron te kufijtë kombëtarë
Ai theksoi se solidariteti nuk ndalet te kufijtë kombëtarë, duke iu referuar drejtpërdrejt Ukrainës. Steinmeier nënvizoi se vlerat themelore evropiane, kundër të cilave po lufton Rusia në Ukrainë, janë të panegociueshme: “Në shekuj të gjatë kemi mësuar sa të rëndësishme, madje të domosdoshme janë liria dhe dinjiteti njerëzor, paqja e drejtë dhe vetëvendosja demokratike”, tha Presidenti. “Ne nuk heqim dorë nga këto – as për veten tonë, as për partnerët dhe miqtë tanë.”
Steinmeier e përmbylli fjalën e tij tradicionale me thirrje për veprim: “Na duhet guxim për të filluar gjithmonë nga e para.” "Na duhet guxim për gjërat e mëdha që i vendosim si shoqëri – dhe për gjërat e vogla, ku secili prej nesh jep më të mirën.”/DW
frank-walter steinmeier
Bota
25 Dhjetor 2025, 21:12
E. D
stjuardesea
GREQI- Një stjuardese me origjinë greke humbi jetën, pas rrëzimit të avionit me të cilin ajo po punonte, i c...
Bota
25 Dhjetor 2025, 20:47
E. D
pamje nga permbytjet
ITALI- Italia u përfshi nga moti i keq ditën e Krishtlindjes, ku autoritetet shpallën alarm të ku...
Bota
25 Dhjetor 2025, 20:40
E.d
SIRI- Autoritetet siriane njoftuan sonte se kishin vrarë një anëtar të lartë të grupit Shteti Islamik dhe kishin kapur nj&e...
Bota
25 Dhjetor 2025, 19:40
E.d
Foto ilustruese
ANGLI- Alfie u sulmua për vdekje me një armë të mprehtë në qytetin e Tomarit të martën. I dyshuari ...
Bota
25 Dhjetor 2025, 19:21
E.d
Foto ilustruese
LIHTENSHTAJN- Katër persona janë gjetur të vdekur në Lihtenshtajn. Sipas policisë katër viktimat ishin t...
Bota
25 Dhjetor 2025, 18:57
E.d
Foto ilustruse
STOKHOLM- Policia suedeze ka qëlluar për vdekje një burrë. Ata gjetën kufomën e një gruaje pasi u thirr n...
Bota
25 Dhjetor 2025, 18:50
E. D
foto ilustruese
SERBI- Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ka thënë më 25 dhjetor se janë du...
Bota
25 Dhjetor 2025, 18:35
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një grua 45-vjeçare ka ndërruar jetë, pa...
Bota
25 Dhjetor 2025, 18:09
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Forcat izraelite të sigurisë njoftuan se pesë izraelitë u arrestuan me akuzën e pjesëmarrjes në n...
Bota
25 Dhjetor 2025, 17:55
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Italia është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, erë dhe shi i rrëmbyeshëm. Cikloni ...