Bota

Papa Leo: Tendat e Gazës të ekspozuara ndaj shiut, erës dhe të ftohtit

"Mishi njerëzor kërkon kujdes, mirëseardhje dhe njohje, kërkon duar të afta për të ofruar butësi dhe mendje të gatshme për të treguar vëmendje, ka nevojë për fjalë të mira", tha Papa Leo, duke iu drejtuar besimtarëve katolikë.

25 Dhjetor 2025, 13:59 Nga E.d
Papa Leo: Tendat e Gazës të ekspozuara ndaj shiut, erës dhe
Papa Leo

Mesazhi i Papës nga Bazilika e Shën Pjetrit për Krishtlindje

"Si mund të mos i kujtojmë tendat në Gaza, të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj shiut, erës dhe të ftohtit për shumë javë, por edhe ato të shumë refugjatëve të tjerë nga çdo kontinent dhe vendet ku mijëra njerëz të pastrehë gjejnë mbrojtje të përkohshme në qytetet tona?" theksoi Papa Leo, duke iu drejtuar besimtarëve në meshën e Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit.

"Ata janë mishi i popullatave civile, të cilët kanë vuajtur pasojat e luftërave që janë ende në vazhdim ose kanë mbaruar, me rrënoja dhe plagë që mbeten të hapura. Jetët dhe mendimet e të rinjve që u detyruan të bashkoheshin me ushtritë janë gjithashtu të brishta dhe, në frontin e luftës, ndiejnë se ajo që kërkohet prej tyre është e pakuptimtë dhe se fjalimet pompoze të atyre që i dërgojnë të vdesin janë plot gënjeshtra ", shtoi Papa.

"Mishi njerëzor kërkon kujdes, mirëseardhje dhe njohje, kërkon duar të afta për të ofruar butësi dhe mendje të gatshme për të treguar vëmendje, ka nevojë për fjalë të mira", tha Papa Leo, duke iu drejtuar besimtarëve katolikë. Mediat e huaja shkruajnë se të gjithë njerëzve vullnetmirë, ai u dërgoi edhe një mesazh tjetër shumë të fuqishëm, theksoi se  kur nevoja e të afërmit tonë arrin të gjejë një vend në zemrat tona, kur dhimbja e tjetrit shkatërron të gjitha siguritë tona më të forta, atëherë paqja tashmë fillon./Dosja.al

papa leo gaza krishtlindje

Sondazh

Poll