Sport

Elbasani-Tirana ndajnë pikët, bardheblutë braktisin fushën në shenjë proteste…

Elbasani - Tirana 1-1. Gjyqtari lushnjar Laver Alla akordoi një penallti për Elbasanin, për të cilën miqtë nuk ishin dakord. Protestat nga Tirana ishin të mëdha, me lojtarët që kërkuan rishikimin në VAR, por gjyqtari ishte i vendosur në vendimin e tij. Tirana braktis fushën për 10 minuta në shenjë proteste

24 Dhjetor 2025, 19:49 Nga DOSJA

Elbasani-Tirana ndajnë pikët, bardheblutë braktisin fushën

ELBASAN - Elbasani dhe Tirana barazuan 1-1, në duelin e javës së 18-të të Superiores. Një barazim, me tension dhe shumë polemika, për shkak të ngjarjeve të ndodhura në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka. Tirana kaloi në avantazh në minutën e 66-të, falë golit të Tabekou.

11 minuta më vonë, gjyqtari lushnjar Laver Alla akordoi një penallti për vendasit, për të cilën miqtë nuk ishin dakord. Protestat nga Tirana ishin të mëdha, me lojtarët që kërkuan rishikimin në VAR, por gjyqtari ishte i vendosur në vendimin e tij.

Tsague (77’) shënoi nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat në 1-1. Menjëherë pas kësaj, lojtarët e Tiranës braktisën ndeshjen në shenjë proteste. Pas 10 minutave në dhomat e zhveshjes, ata u rikthyen në fushë, për të vazhduar ndeshjen, por rezultati nuk ndryshoi më.

Me këtë barazim 1-1, Elbasani mban vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Tirana renditet e fundit me 10 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll