Sport

Xhaka vlerëson ish-trajnerin Xabi Alonson: “Çdo fjalë që ai thoshte ishte e vërtetë”…

“Ai kishte personalitet, -tregon Xhaka, - kur hynte në dhomën e zhveshjes dhe niste të fliste, të gjithë dëgjonin me vëmendje”

24 Dhjetor 2025, 14:45 Nga DOSJA

Xhaka vlerëson ish-trajnerin Xabi Alonson: “Çdo fjalë

ANGLI - Situata delikate që po kalon Xabi Alonso te Reali i Madridit aktualisht është në kontrast të plotë me imazhin që u krijua për trajnerin bask pas aventurës së tij me Bayer Leverkusen, me të cilin fitoi kampionatin gjerman dhe Kupën e Gjermanisë pa humbur asnjë ndeshje, ndërkohë që ishte shumë pranë triumfit edhe në Europa League pasi humbi në finale ndaj Atalantës.

Një prej futbollistëve më me peshë te Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos, ka qenë Granit Xhaka që tani është pjesë e Sunderland, i cili foli për personalitetin e trajnerit spanjol në një dokumentar të DAZN. 

“Nuk kishte eksperiencë në arenat e mëdha, kjo është e sigurt, por ai kishte personalitet, -tregon Xhaka, - kur hynte në dhomën e zhveshjes dhe niste të fliste, të gjithë dëgjonin me vëmendje pasi çdo fjalë që thoshte ishte e vërtetë dhe nuk kufizohej të thoshte atë që thonin edhe të tjerët”.

Granit Xhaka i vijoi edhe më tej vlerësimet për trajnerin aktual të Realit të Madridit

“Ishte autentik, - vijoi mesfushori i përfaqësueses zvicerane, - dhe unë besoj se kur futbollisti e ndjen që je autentik pavarësisht çfarë ndodh, fiton apo humbet. Për më tepër, të gjitha skuadrat kanë në radhët e tyre lojtarë me shumë ego, por atij nuk i interesonin futbollistët e mëdhenj dhe na trajtonte të gjithë njësoj”.

Janë këto fjalë që nuk përkojnë me situatën aktuale të trajnerit spanjol, duke qenë se Xabi Alonso nuk ka qenë plotësisht i aftë të menaxhojë siç duhet një skuadër kaq kërkuese si Real Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll