Sport

U shkarkua në Brazil, Anceloti Jr. gati për të nisur një aventurë të re në Serie A...

Emri që po përmendet me insistim për të zëvendësuar Gilardinon është ai i Davide Ancelottit, djali i Carlo Ancelottit, i cili pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner në Seria A.

24 Dhjetor 2025, 14:15 Nga DOSJA

U shkarkua në Brazil, Anceloti Jr. gati për të nisur një

ITALI - E ardhmja e Alberto Gilardinos në stolin e Pizës duket gjithnjë e më e pasigurt. Trajneri 43-vjeçar ndodhet nën presion të madh pas rezultateve të fundit dhe klubi po shqyrton seriozisht mundësinë e një shkarkimi, edhe pse për momentin vendimi është shtyrë.

Një tjetër rezultat negativ në fundjavën e ardhshme mund të rezultojë vendimtar për fatin e tij, sidomos duke pasur parasysh se përballja e radhës është ndaj Juventusit, ku shanset për një kthesë pozitive konsiderohen të vogla.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit Pizës kanë nisur të punojnë në prapaskenë për të gjetur një zëvendësues. Emri që po përmendet me insistim është ai i Davide Ancelottit, djali i Carlo Ancelottit, i cili pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner kryesor.

Ancelotti Jr. ka ndërtuar eksperiencë përkrah babait të tij dhe së fundmi është liruar nga klubi brazilian Botafogo, duke qenë aktualisht pa ekip. Mundësia për ta afruar shihet si një lëvizje ambicioze nga klubi, në përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e sezonit.

Ndërkohë, Gilardino vazhdon të jetë në qendër të kritikave për shkak të rezultateve. Merkatoja e janarit pritet të ndihmojë ekipin me përforcime, por edhe ndryshimi në stol mbetet një opsion konkret për drejtuesit e Pizës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll