Aktualitet

“S’ndihem e rrezikuar”/ Flet shqiptarja nga Pekini: Qeveria kineze ka marrë masa si asnjë shtet tjetër

13 Shkurt 2020, 20:20 Nga DOSJA
“S’ndihem e rrezikuar”/ Flet shqiptarja nga Pekini: Qeveria

TIRANË– Sonte në ‘Open’ po diskutohet tema për koronavirusin vdekjeprurës, i cili po alarmon botën. Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në studion e emisionit, një shqiptare në Pekin tha se qeveria e Kinës ka marrë masa shtrënguese si asnjë shtet tjetër. Brikena Vokopola, e cila punion si redaktore në një kompani kineze tregoi se është shtyrë viti i ri kinez, duke shtuar se njerëzit mund të punojnë dhe nga shtëpia, për të shmangur prekjen nga virusi.

Brikena Vokopola: Jo. Nuk ndihem e rrezikuar pasi qeveria ka marrë masa shumë shtrënguese, si asnjë shtet tjetër. Po bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e virusit. Është shtyrë dhe viti i ri kinez. Shumë njerëz janë zhvendosur nga vendet ku punpojnë. Është zgjatur viti I ri kinez. Njerëzit tani mund të punojnë në distancë ose nga shtëpia.

A përbën temë rreziku vajtja në punë?

Brikena Vokopola: Në raste se do të duhet që dikush do të shkojë në punë, janë marrë masa nga kompania për të shmangur rrezikun.

Prindërit janë të shqetësuar?

Brikena Vokopola: Në fillim ishin , por tani I kam qeetësuar unë. Pekini  nuk është i izoluar, mund të udhëtosh.

Ke nje koment për informacionet që dalin nga qeveria?

Brikena Vokopola: Asnjë qeveri nuk jep informacione të sakta. Në Pekin spitalet janë bosh.

Cila janë arsyet yë besoni se jeni e sigurtë? A ka impakte në ekonominë kineze?

Brikena: Moshat që janë të prekur nga virusi janë ata që vuajnë nga sëmundje të tjera. Kjo është një nga arsyet. Mendoj se duke parë shifrat dhe popullsinë e madhe që ka Kina, përqindja nuk është aq e lartë. Besoj se ka një rënie të ekonomisë kineze.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brikena vokopola koronavirusi në kinë brikena vokopola koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll