Aktualitet

‘Nuk matet temperatura në Rinas’, doktoresha ‘përplaset’ me gazetaren: I bëhet kontrolle vetëm atyre që vijnë nga

13 Shkurt 2020, 20:52 Nga DOSJA
‘Nuk matet temperatura në Rinas’, doktoresha

TIRANË- Najada Çomo, Shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT foli në Open në Top Channel për masat që po merr vendi jonë për koronavirusin.

‘Në vendin tonë nuk ka vend për panik. Jemi një vend i vogël por nuk ka pasur asnjë rast dyshimi. Masat paraprake për të kuptuar të prekurit bëhen në pikat kufitare. Një ndër masat është matja e temperaturës dhe pyetësori’- tha doktoresha.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga gazetarja e Top Channel Alma Demiraj.

‘Doktoresha pyetësori bëhet por matja e temperaturës jo’- tha Demiraj.

‘OBSH-ja e shpalli me datë 30 janar emergjencën globale. Pas emergjëncës janë marrë masat’ iu kundërpërgjigj Eugena Tomini.

Ende sot nuk matet nuk matet temperatura. I bëhet kontrolle vetëm atyre që vijnë nga zonat e Kinës- ndërhyri Demiraj.

Jeni e keqinformuar në këtë pikë- tha Tomini.

“Kjo tregon që ne jemi një vend pa standarte. Në Europë që ka standarte matet temperatura dhe matej përpara se të shpallej emergjencë globale”- ndërhyri publicist Redi Shehu.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë najada çomo koronavirusi në kinë najada çomo

Sondazh

Poll