Editorial

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria, dritaret vishen me rrjeta hekuri, 1600 efektivë në terren

16 Mars 2019, 07:54 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria, dritaret vishen me rrjeta

Tiranë- Ditën e sotme në orën 11:00 pritet të nisë protesta e opozitës para Kryeministrisë. Rreth godinës së Kryeministrisë janë të shumta masat e marra nga Policia e Shtetit për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll protestën. 

Të paktën 1600 efektivë policie janë në terren të mbështetur nga disa qindra agjentë civile. Në ndihmë të efektivëve janë vendosur kamera sigurie, drone si dhe automjete me ujë që në raste ekstreme do të përdoren për të shpërndarë turmën. Dosja.al mëson se dritaret dhe dyert e Kryeministrisë janë të veshura me rrjeta hekuri. Po kështu edhe Garda ndodhet në terren dhe gardistër po pozicionohen në Kryeministri. 

Ndërkohë edhe gazetarët që do të raportojnë ‘live’ nga protesta janë pajisur me kundragaze.  Sa i përket qarkullimit rrugor, për sa kohë do të zhvillohet protesta nga rruga ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’, të cilat kanë lidhje me bulevardin, deri tek Presidenca do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve.

Mijëra protestues nga rrethet janë duke udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Ata shprehen se do të rrëzojnë qeverinë Rama pasi sipas tyre është një qeveri e krimit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial 1600 forca policie në terren masat e marra nga policia protesta e opozites 16 mars 2019 1600 forca policie në terren masat e marra nga policia protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll

Editorial 14 Mars 2019, 15:02

Katari, perla “nën rrethim”

Zbret ne Doha dhe gjithcka duket sureale. Pothuajse sikur po jeton brenda nje filmi. Si te “Bicentennial Man” p.sh.Qiellgervishtes te veshur me filigram dhe tek...

Editorial 13 Mars 2019, 12:20

Një Zaev për ngushëllim

Në mungesën e takimeve ndërkombëtare, në izolimin dhe stanjacionin që po i ndryshk tepsinë dhe po i bllokon timonin, kryeminisitri gjeti ngushëllim tek homologu...

Editorial 12 Mars 2019, 16:44

Cila është fytyra e vërtetë e Qeverisë?

Jo vetëm Ministri i Brendshëm, por edhe Zëdhënësja e Qeverisë dhe ish-ministrja e Arsimit, dolën kundër veprimeve të policisë tek Petro Nini. Të tre eksponentët...