Editorial

Gjirokastër/ Shkulja e kalldrëmit, Këshilli Bashkiak vihet në Lëvizje: Duam takim me firmën që zbaton projektin!

13 Mars 2019, 12:55 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Shkulja e kalldrëmit, Këshilli Bashkiak vihet

GJIROKASTER– Masakra që po ndërmerret në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës ku FSHZH po ndërmerr aktin e shkatërrimit të Gjirokastrës muzeale, ka vënë në lëvizje këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës.

Pasnesër pritet që një përfaqësi këshilltarësh nga Këshilli Bashkiak, do zhvillojë një takim urgjent me firmën zbatuese të projektit në fjalë dhe atë suprvizuese, përfshirë edhe TID.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë takim do të jenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës.

Skepticizmi gjithnjë e në rritje i qytetarëve gjirokastrit për cilësinë e punimeve që po ndërmerren në pjesën më të bukur të qytetit, ka gjetur përkrahje tek këshilltarët e djathtë dhe të majtë të cilët kanë kërkuar me ngulm këtë ballafaqim publik me “përdhunuesit” e Pazarit Karakteristik.

Pritet të ketë debat pasi nuk janë respektuar elementët fillestarë të punëve në terren përfshirë edhe formën e shkatërrimit të gurëve dhe pllakave nga punëtorët e krahut në mungesë të një përkujdesjeje solide, për të mos folur betonizimin e kalldrëmit të hershëm duke shuar një herë e mirë gjurmët e vjetra të Pazarit Karakteristik këtu e 110 vjet më parë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial keshilli bashkiak pazari i gjirokastres shkulja e kalldremit ne gjirokaster keshilli bashkiak pazari i gjirokastres shkulja e kalldremit ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Editorial 13 Mars 2019, 12:20

Një Zaev për ngushëllim

Në mungesën e takimeve ndërkombëtare, në izolimin dhe stanjacionin që po i ndryshk tepsinë dhe po i bllokon timonin, kryeminisitri gjeti ngushëllim tek homologu...

Editorial 12 Mars 2019, 16:44

Cila është fytyra e vërtetë e Qeverisë?

Jo vetëm Ministri i Brendshëm, por edhe Zëdhënësja e Qeverisë dhe ish-ministrja e Arsimit, dolën kundër veprimeve të policisë tek Petro Nini. Të tre eksponentët...

Editorial 11 Mars 2019, 15:04

10 provat e blerjes së votës

Shkoi 10 numri i deputetëve të rinj. Ata që të mërkurën do të kalojnë mes kordonit të policisë për t’u mbrotjur nga protestuesit opozitarë, do të ulen në vendet...