Politike

Protesta kombëtare e partisë Demokratike/ Al Jazeera, CNN dhe Daily Mail : Opozita shqiptare kundër korrupsionit në Shqipëri

Media si Al Jazeera, Daily Mail dhe CNN kanë raportuar në plaformat e tyre sociale rreth ngjarjeve të protestës. 

23 Dhjetor 2025, 20:00 Nga D.S
Protesta kombëtare e partisë Demokratike/ Al Jazeera, CNN dhe Daily
foto nga protesta

TIRANË- Protesta e zhvilluar ditën e djeshme në sheshin përballë kryeministrisë nga opozita, po diskutohet edhe në arena mediatike ndërkombëtare. Media si Al Jazeera, Daily Mail dhe CNN kanë raportuar në plaformat e tyre sociale rreth ngjarjeve të protestës. 

Al Jazeera shkruan se, "Një burrë u përfshi nga flakët ndërsa u hodhën objekte të ndezshme gjatë protestave antiqeveritare në Shqipëri. Mijëra demonstrues u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Lideri i opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua demonstratave, duke marshuar me protestuesit në një shenjë mbështetjeje., shkruajnë ata.

Nga ana tjetër, gazeta britanike, Daily Mail shkruan, "Kokteje Molotov u hodhën në ndërtesat qeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë mes protestave kundër korrupsionit.", duke e shoqëruar këtë shkrim me pamje kaotike nga protesta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

Media amerikane, CNN, ka ndarë gjithashtu pamje nga protesta me një mbishkrim "Pse ka protesta në Shqipëri?", duke vijuar më pas me, "Protestat shpërthyen në Shqipëri pas javësh tensionesh për shkak të akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres së vendit, Belinda Balluku, dhe zyrtarëve të tjerë. Kjo vjen pasi ligjvënësit e opozitës u përleshën me policinë brenda parlamentit të Shqipërisë të enjten, raporton Reuters."/Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)

al jazeera dailymail protesta kombetare opozitare

Sondazh

Poll